Pamje të frikshme nga Kroacia, stuhia lë të vdekur 2 persona

Të paktën dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e stuhisë së fuqishme që goditi Zagrebin e Kroacisë rreth orës 16:00.

Kështu kanë raportuar mediat kroate, teksa lajmi për vdekjen e dy personave është konfirmuar edhe nga autoritetet shtetërore.

Sipas tyre, të dy personat e kanë gjetur vdekjen nga pemët e rëna sipër.

Përveç kësaj, sipas raportimeve, edhe shumë persona të tjerë kanë mbetur të lënduar – disa prej tyre me lëndime të rënda në kokë.

Në pamjet e publikuara shihet se stuhia ka rrëzuar shumë pemë, çati dhe vinça ndërtimi.

Lexo edhe:  Ky është i arrestuari që pengoi dhe tentoi ta sulmojë policin në Prizren, ndalohet për 48 orë