Pamje nga vendi i ngjarjes, dy makina u gjuajtën mes vete në Bregun e Diellit

Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan pasditën e sotme në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, afër “Kam Marketit”.

Sipas burimeve të Insajderit, dy vetura janë gjuajtur me armë zjarri mes vete në këtë zonë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se incidenti dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 17:30.

“Rreth orës 17:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për persona të lënduar.

Aktualisht hetuesit policorë kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, deklaroi Ahmeti.

Lexo edhe:  Tragjike: Gjendet pa shenja jete një fëmijë 14-vjeçar në Ferizaj, dyshohet se i dha fund jetës së tij