Mësohet koha e varrimit të qiftit Sopaj nga Malisheva

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidentin që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në rrugën Podujevë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Siboc.

Viktimë e aksidentit ishte një çift nga Malisheva, i cili ishte nisur për në Kosovë nga Sllovenia.

Shemsedin Sopaj dhe bashkëshortja e tij Mervetja vdiqën ne vendin e aksidentit, kurse dy fëmijët e tyre pësuan lëndime trupore dhe të njëjtit tashmë janë në gjendje stabile.

Sipas një njoftimi, varrimi i çiftit Sopaj do të bëhet sot (e shtunë 30 korrik 2022) – në ora 18:00, në varrezat e fshatit Janqishtë.

Lexo edhe:  Këta janë dy të dyshuarit që sot dolën para gjykatës për rastin e plaçkitjes së arit në Suharekë