Pamje: I dyshuari Jevtiç që e përmendi Sveçla, shoqëronte djalin e Vuçiqit, Danilon në Graçanicë për Vidovdan

Gjatë kësaj të diele Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në Facebook ka shfaqur prova të reja nga sulmi në Banjskë.

Sveçla, tregoi se e kanë gjetur veturën si dhe dokumente identifikuese të Milorad Jevtiç, i dyshuar si pjesëmarrës në sulmin terrorist, madje i dyshuar edhe për sulmet kundër KFOR-it, gjatë protestave në veri të vendit.

Sveçla tha se Jevtiç e kishte shoqëruar djalin e Aleksandër Vuçiqit, Danilon, në 4 nga 5 vizitat e tij të fundit në Kosovë.

Në pamjet e publikuara shihet Jevtiç së bashku me Danilon, djalin e Alkesandër Vuçiq, teksa qëndronin në Kosovë, në Graçanicë për Vidovdan.

Pamje:

Pamje ekskluzive -Terroristi Milorad Jevtic shoqeronte djalin e Vuçiqit, Danilon ne Graçanice per Vidovdan

Posted byRTV Dukagjinion Sunday, October 8, 2023

Lexo edhe:  Lëndime të rënda në dorë, viktima e lëndimit në vendin e punës në Prizren është grua