Pamje dramatike: Policia zë në flagrancë hajnat duke thyer veturat në magjistralen Prishtinë – Ferizaj

Lajmi.net ka siguruar pamje ekskluzive, që tregojnë momentin dramatik kur dy persona të dyshuar për grabitje arrestohen nga policia e Kosovës.

Personat e arrestuar në këto pamje, dyshohen se kanë thyer disa vetura në parkingun e një restauranti në rrugën Prishtinë – Ferizaj, nga ku më pas brenda tyre kanë vjedhur gjësende me vlerë, shkruan lajmi.net.

Pamjet tregojnë se si policët në rroba civile arrijnë në vendin e ngjarjes, teksa më pas me armë në dorë njëri prej tyre del nga vetura dhe ia drejton armën zyrtare të dyshuarve.

VIDEO:

 

 

Më pas, të dy të dyshuarit neutralizohen nga policia.

Siç mëson lajmi.net, personat e arrestuar në këtë rast janë të njohur edhe për vepra të tjera penale të vjedhjeve të kryera në lokacione të ndryshme

Lexo edhe:  Gati dy vjet burgim për burrin nga Ferizaj që preu dru ilegalisht