“Pablo Escobar i rajonit” – Luks i shfrenuar, dalin pamjet brenda vilës së Radojçiqit

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka publikuar video dhe foto nga brenda të banesës së kryekriminelit serb, Milan Radojçiq si dhe pamje nga brenda vilës së të njëjtit e cila u bastis sot.
Në një postim në Facebook, Sveçla ka thënë se bastisjet e sotme janë kryer në dy lokacionet e lartëpërmendura, si dhe në një aneks/ngrohtore të Spitalit të Mitrovicës, e gjithashtu edhe në shtëpinë e Vladimir Radojeviq i njohur me nofkën “Mami”.

Për më tepër, ai tha se pamjet që transmetohen, e bëjnë Radojçiqin një “Pablo Escobar” të rajonit.

Postimi i plotë:

Sulmi terrorist me të cilin është ballafaquar Policia e Kosovës në fshatin Banjska të Zveçanit do të hetohet detajisht dhe deri në fund.

Policia e Kosovës në zbatim të urdhëresës së gjykatës, sot është kryer bastistje në banesën e Milan Radojçiq, në vilën tij në Liqenin e Ujmanit, në një aneks/ngrohtore të Spitalit të Mitrovicës si dhe në shtëpinë e Vladimir Radojevic i njohur me nofkën “Mami”.

Ne e kemi dëshmuar edhe me pamje dhe me prova të tjera që udhëheqësi i këtij grupi ishte Milan Radojciq. Edhe nga pamjet që po shihen, dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë “luftëtar lirie” por për një Pablo Escobar të rajonit. Nën maskën e mbrojtësit të qytetarëve ai dhe bashkëpunëtorët e tij u bënë multi milionerë në kurriz të ligjit, shtetit dhe qytetarëve të tjerë.

Prandaj, është e domosdoshme që vatra e krimit e gjithë këtyre viteve në veri të vendit të hetohet së bashku me të gjithë asetet, aparaturën dhe lokacionet e grupit terrorist.

Lexo edhe:  Varësia nga droga: I riu në Gjakovë ndalohet pasi u kap me marihuanë nga Policia, zbulohet identiteti