Mushkolaj: Bashkë me Radojçiqin duhet të përfundojnë edhe bashkëpunëtorët e tij shqiptarë

Pas bastisjes së shtëpisë së terroristit serb, Milan Radojciq, ka reaguar analisti Imer Mushkolaj.

Ai thotë se bashkë me Radojciqin, i cili deri sot ka bartur edhe pozitën e nënkryetarit të Listës Serbe, duhet të përfundojnë edhe “bashkëpunëtorët e tij shqiptarë”, transmeton 02 Press.

“Bashkë me Radoiçiqin duhet të përfundojnë edhe bashkëpunëtorët e tij shqiptarë, kushdoqofshin ata”.

Nuk dihet për kë e ka fjalën Mushkolaj, por në vend janë rikthyer akuzat mes partisë në pushtet dhe disa partive opzitare, për raportet me Radojciqin në të kaluarën.

Radojciq është prej kohësh në arrati, pasi ndaj tij ka urdhërarrest të lëshuar, për dyshimet për vrasjen e ish-politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviqit.

Ai është lajmëruar sot në Serbi përmes avokatit të tij, duke e pranuar se ka qenë organizator I sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Lexo edhe:  Policia e Kosovës ende pa sigurim shëndetësor e pa shtesa të rrezikshmërisë