Arrestohet punëtori i “Viva Fresh Store”, vodhi mbi 20 mijë euro

Një punëtor i “Viva Fresh Store” në Gjilan është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Gjilan në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

I njëjto dyshohet se ka vepruar në kundështim me autorizimet e tij ekonomike dhe ka keqpërdorur besimin e kompanisë “Viva Fresha Store”, së cilës i ka shkaktuar dëm mbi 20 mijë euro.

Kështu ka bërë të ditur përmes një komunikate për media Prokuroria Themelore e Gjilanit.

I dyshuari L. V. dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i besimit’’, nga neni 330 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ai është ndaluar për 48 orë.

Komunikata e plotë e PTH Gjilan:

Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim me Policinë e Kosovës – Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, pas zhvillimit të veprimeve hetimore, ka ndaluar të dyshuarin L.V., punëtor në ndërmarrjen “Viva Fresh Store”, në njësinë nr.2 në Gjilan.

Ekziston dyshimi se i njëjti, duke vepruar në kundërshtim me autorizimet e tij ekonomike dhe duke keqpërdorur besimin e kompanisë, e ka dëmtuar kompaninë në vlerë financiare mbi 20,871.24 €.

Me këto veprime, dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i besimit’’, nga neni 330 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I dyshuari L.V., me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet masa për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale.

Lexo edhe:  Range Rover që u përdor për vrasjen tek Top Channel, iu vodh një kosovari