Pa viza nga 1 janari, ky është numri që mund të kontaktoni për çdo paqartësi që keni

1 janari sa vjen e po afrohet, ndërsa Integrimi Evropian i Kosovës po vazhdon të sjellë informata të reja në mënyrë që të ua lehtësojë qytetarëve të kuptojnë më lehtë procedurat e dokumenteve dhe kushteve që ata duhet plotësuar për të udhëtuar drejt zonës Schengen.

Kësaj radhe ata kanë vendosur në dispozicion një numër telefoni, i cili do të jetë aktiv çdo ditë pune nga ora 09:00 e mëngjesit e deri në orën 15:00 pa pagesë.

Përmes këtij numri qytetarët kanë mundësi të thërrasin dhe të informohen mbi dilemat e tyre, dokumentet dhe kushtet që duhet plotësuar për udhëtim në vendet Evropiane.

“Telefononi në 080077001 nga ora 9:00 – 15:00 dhe merrni përgjigje për pyetjet tuaja rreth lëvizjes së lirë nga 1 Janari 2024”, ka shkruar Integrimi Evropian i Kosovës në Facebook.

Lexo edhe:  Mërgimtari e ndërron mbiemrin nga “Beqiri” në “Dardania”: Zviceranët mendonin se isha arab