Raportohet se Njësia Speciale ka hyrë brenda Manastirit të Banjskës

Njësia Speciale ka hyrë brenda në Manastirin e Banjskës, ku është ngujuar grupi kriminal i armatosur në komunën e Zveçanit.

Burime të Klan Kosovës, bëjnë me dije se ka mundësi që aksioni të përfundojë brenda orës.

Kujtojmë se sot në orët e hershme të mëngjesit, një grup i organizuar dhe i armatosur ka hapur zjarr ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ku si pasojë një polic ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Lexo edhe:  9 mijë euro dëmi i shkaktuar nga hajnat, familja ishte në aheng (VIDEO)