Pa u larë, e pa vende për të fjetur – që 10 ditë 5 njësi policore të ngujuar në Jarinjë
“Mish për top” kanë mbetur pesë Njësi të policisë së Kosovës në pikën kufitarë Kosovë – Serbi në Jarinjë. Të lodhur nga kequshqyerja e pagjumësia, ata çdo ditë janë në ballë të ekspozimit të grupeve kriminale serbë.
Një mësymje ndaj tyre do të prodhonte pasoja fatale sepse nuk do të kishte kush që t’u dalë në ndihmë. Pos armëve të gjata patrulluese dhe atyre të brezit nuk kanë asgjë tjetër më veti.
Tash e 10 ditë, ata kanë mbetur të ngujuar ngase vendosja e barrikadave ua pamundëson lëvizjen.
Periskopi ka marrë informacione të mirë informuara se ky grupacion i policisë së Kosovës tashmë ndodhet edhe para një kërcënimi serioze të urisë.
“8 barrikada janë përgjatë rrugës dhe kalimit është i pamundshëm. Janë të bllokuara rrugët alternative dhe magjistralja. Njësitet policore janë kah Jarinja që del në veri dhe nuk ka asnjë mundësi që të hyjnë në territorin që është i banuar më shqiptarë. Rezervat ushqimore janë në prag të përfundimit të tyre. Ushqimi merret më dy vakte dhe është i thatë, kryesisht i konservave, por është duke u hargjuar. Nuk ka ujë të ngrohtë për larje. Asnjë nga policët nuk është larë as rruar që 10 ditë. Rrobat janë bërë zhyle. S’ka as banjo. Gjumi bëhet më ndërrime nëpër vetura. Janë shpenzuar edhe derivatet, ngase kur bënte ftoftë janë lenë makinat ndezë. Tash kërcënimi po paraqesin dhe temperaturat e ulëta, është situata e njëjtë si në front të luftës”, kështu i thanë Periskopit burime të mirë informuara nga vendi ku qëndrojnë njësitet policorë.
Krejt shpresat që të futën në vendbanimin më shqiptarë i kanë nga KFOR-i, ndërsa serbët lokalë akoma nuk kanë pasur ndonjë përplasje më ta.
“KFOR ka qenë dje në atë pjesë për shkak të protestës që është mbajtur, por nuk kanë pasur ndonjë kontakt më policinë. Udhëheqësit policorë kanë kërkuar Drejtoria në Prishtinë dislokim, ose ndërrimin më pjesëtare të tjerë, por nuk kanë marr përgjigje pozitive. Serbët lokal për momentin nuk po shkaktojnë ndonjë telashe, por ekziston frika sepse nuk po na shohin më sy të mirë.
“Sindikata ka reaguar para dy tri ditëve për shkak të ngujimit të pjastrave, por qeveria ka thënë se janë në bisedime me KFOR-in. Pra KFOR ka mbetur që të na hapë rrugën për ndryshe ne asnjë rrugë alternative nuk e kemi që të depërtojmë atje”, ka thënë tutje ky burim.
Ndryshe këto njësite të policisë janë dy ditë më herët atje, para ngritjes së barrikadave më 10 dhjetor në këtë pjesë të Kosovës, si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.
Derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pret që KFOR-i t’i largojë këto barrikada, i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se pret që barrikadat të hiqen nga personat që i kanë ngritur ato.