Konfiskohen mbi 550 litra tretës në rajonin e Ferizajt

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë konfiskuar 568 litra tretës gjatë një aksioni në rajonin e Ferizajt.

Ky aksion, siç njofton ky institucion është kryer pa paralajmërim në dy lokacione ku dhe është kapur sasia e tretësirës, transmeton KlanKosova.tv.

Personave përgjegjës, numri i të cilëve nuk theksohet, bëhet me dije se u është iniciuar procedura e kundërvajtjes.

Lexo edhe:  Burri në Lipjan i shkon në banesë dhe rrah brutalisht me shufër metalike 18-vjeçaren