Ky është i riu që u arrestua për grabitjen në tentativë në Lipjan, ishte në arrati që nga tetori

Një 50-vjeçare nga fshati Rufc i Ri i Lipjanit, ishte tmerruar të martën e 18 tetorit, pasi në shtëpinë e saj kishte hasur një person të maskuar dhe me thikë në dorë.

I riu kishte arritur që të ikë nga vendi i ngjarjes dhe po shijonte lirinë nga arratia deri ditën e djeshme, raporton Gazeta Sinjali.

21-vjeçari dhe ka rënë në prangat e Policisë dhe siç bëjnë të ditur burimet e Gazetës Sinjali, bëhet fjalë për Avdirrahmon Hyseni.

Hyseni pas arrestimit është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me veprën për të cilën dyshohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të caktohet rasti ‘Grabitje në tentativë’ dhe i njëjti të dërgohet në mbajtje.

Por si kishte ndodhur e gjithë ngjarja?

Viktima G.H., ishte takuar ballë për ballë me personin e dyshuar, i cili me të parë zonjën se ka hyrë në shtëpi, e ka paralajmëruar që nuk do i bëjë keq dhe ka vazhduar të përfundojë atë për të cilën ishte nisur.

E tmerruar nga kjo situatë, 49-vjeçarja kishte vrapuar të kërkojë ndihmë te fqinjët të cilët nuk kishin hezituar që të dalin dhe të rrethojnë shtëpinë për mos ta lënë hajnin që të ikte.

Në vendin e ngjarjes kishin dalë njësitë policore, të cilët kanë marrë deklaratat e personave që ishin në dijeni për rastin. Bazuar në dëshminë e dëshmitarëve, i dyshuari kishte arritur që të ikte, por pas vetes kishte lënë thikën, e cila më pas u konfiskua.

Lexo edhe:  Kur do të nis procesi mësimor? - SBASHK tregon kur shapllet e mbyllur greva!