Organizohet kërcim nga ura mbi Ujman në nder të policëve të rënë në detyrë

Ministria e Punëve të Brendshme, nesër do ta organizojë ditën memoriale të policëve të rënë në krye të detyrës.

Po ashtu, nesër do të shënohet edhe 13 vjetori i rënies së heroit Enver Zymeri, i cili u vra më 26 korrik të vitit 2011 në veri të vendit.

MPB-ja ka bërë të ditur agjendën për aktivitetet e nesërme, ku njëra ndër to është edhe gara profesionale kërcimi nga ura mbi Liqenin e Ujmanit në nderim të policëve të rënë në krye të detyrës, që pritet të nisë nga ora 14:00.

Më tej, bëhet e ditur se nga ora 13:00 do të bëhen edhe homazhe pranë pllakës përkujtimore në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Zupç të Zubin Potokut.

Lexo edhe:  35-vjeçarja që u ‘zhduk’ për 11 ditë njofton burrin se do të jetojë me një tjetër