Operohet polici kosovar pasi u godit nga një shofer që refuzoi të kontrollohej

Zyrtari policor Abedin Elezaj u detyrua t’i nënshtrohet një operacioni.

Ai u lëndua rëndë në krah pasi u godit qëllimisht me veturë nga një qytetar që nuk pranoi t’i nënshtrohej kontrollit.

Polici Elezaj ka kryer me sukses operacionin dhe po ndodhet në fazën e rikuperimit.

Rasti rikujton rrezikun e përditshëm me të cilin përballen policët gjatë ushtrimit të detyrës, duke treguar vendosmërinë dhe sakrificën e tyre për sigurinë e qytetarëve.

Lexo edhe:  Protesta kundër Trendafilovës, merret një vendim për Molliqajn dhe të tjerët