Operacion i FAST Kosova në Prishtinë, arrestohet sheiku arab për mashtrime financiare

Njësiti FAST Kosova në një operacion në rrugën “Bajram Kelmendi” të martën në Prishtinë ka arrestuar Mohammed Al Thawab Khalifa, shtetas i Arabisë Saudite.

Gazeta Paparaci raporton se arrestimi është bazuar në urdhërarrestin ndërkombëtar të lëshuar nga Arabia Saudite.

Ai është i kërkuar për veprën penale: “mashtrime financiare”.

Rasti është duke u trajtuar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar Policia e Kosovës me një njoftim të publikuar të martën në mbrëmje.

Fast Kosova i Policisë, ka arritur të lokalizojë dhe më pas të arrestojë shtetasin nga Arabia Saudite.

“Personi i arrestuar, me inicialet M.Th.K., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Arabisë Saudite për përfshirje në veprimtari penale (mashtrime financiare)”, thuhej në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Ndaj personit të arrestuar do të vazhdojnë procedurat e parapara për raste të tilla në koordinim me institucione tjera, përfshirë organet e drejtësisë”, thuhej më tej në njoftim.

Lexo edhe:  Naim Abazi ‘denoncohet’ se ka filluar mbindërtimin në mbindërtim, reagon këngëtari