Aksident i rëndë në Çagllavicë, Range Roveri përfundon në furrën e bukës dhe e shkatërron të tërën

Kryeqyteti është zgjuar sot me dy aksidente të rënda.

Një veturë ka rënë nga ura e Lakrishtës në orët e para të mëngjesit, kurse një veturë ka përfunduar në një furrë buke tek rrethi i Çagllavicës.

Range Roveri ka humbur kontrollin nga shpejtësia e madhe duke përfunduar në furrë.

Përveç dëmeve materiale, nuk dihet ende bilanci i gjendjes së shoferit dhe personave të tjerë që mund të kenë qenë aty.

Lexo edhe:  Policët e liruar nisen drejt Kosovës, publikohen pamje