“O moj Serbi”, Granit Xhaka e shijon në maksimum këngën që i dedikohet atij dhe heronjve të Kosovës

Granit Xhaka ishte njëri prej shkaktarëve kryesorë në eliminimin e Kombëtares së Serbisë në dy Kampionatet e fundit Botërorë

Futbollisti nga Kosova e shënoi njërin nga dy golat e famshëm në Rusi, bashkë me Xherdan Shaqirin, duke i eliminuar serbët, ndërsa javë më parë ishte i jashtëzakonshëm dhe protagonisti kryesor në fitoren ndaj Serbisë, ku shënoi gol Xherdan Shaqiri.

E për këtë, Xhaka është bërë pjesë e një kënge patriotike, e publikuar në rrjetin social “Tiktok”, ku përmenden fytyrat publike, heronjtë dhe patriotët shqiptarë, përfshirë këtu edhe vetë futbollistin e Arsenalit, i cili me atë që e ka bërë përmes futbollit konsiderohet si një hero në Kosovë.

Ai ishte pjesë e një ahengu dhe i qëndroi afër këngëtarit dhe e shijoi në maksimum këtë këngë, siç shihet në video.

VIDEO KËTU

Lexo edhe:  Kërkoi ndihmë brenda pishinës, vdiq një person në Istog