Aksident trafiku në Milloshevë, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së martës në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, ku janë përshirë katër automjete.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona.

“Sot rreth orës 08:00 në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë saktësisht në fshatin Milloshevë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë 4 automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale”, ka thënë Ahmeti.

Lexo edhe:  ​Qeveria ndalon eksportin e peletit