Nxënësi nga Mitrovica fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM të Matematikës – do të përfaqësojë Kosovën në Barcelonë
Andi B. Shyti, një nxënës i dalluar i shkollës “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë, ka shkëlqyer në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM të Matematikës, duke fituar medaljen e artë, shkruan Jepi zë.
Ky sukses i jashtëzakonshëm e ka siguruar Andin për të përfaqësuar Kosovën në garën e radhës në Barcelonë, ku do të përballet me talentet më të mëdha nga e gjithë bota.
Shkolla e tij ka shprehur krenarinë për këtë arritje, duke e cilësuar Andin si një yll në ngritje, i cili po dëshmon aftësitë e tij të jashtëzakonshme në fushën e matematikës.
“Andi, na bëre krenar! Suksese të mëtejme!”, është mesazhi i përgëzimit nga shkolla për këtë nxënës të talentuar.