E konfirmon Policia: 1 person i vrarë në Vushtrri, 2 të tjerë të plagosur – 2 të arrestuar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sonte Vushtrrinë pasi një person ka mbetur pa shenja jete pasi dyshohet se u privua nga jeta ndërsa të plagosur kanë mbetur dy persona. Deri tani janë arrestuar dy të dyshuar ndërsa një armë është konfiskuar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti.

“Bëhet fjalë për një person që ka humb jetën, disa kanë mbet të plagosur nga arma e zjarrit. Dy persona janë arrestuar deri tash dhe një armë është konfiskuar”, tha Zahiti.

Lexo edhe:  Hidhet në ajër edhe një bankomat tjetër në Kosovë, disa persona ishin në aksion