E frikshme: Bie tavani në tunelin e banesave tek sheshi në Mitrovicë

Vetëm dy orë më parë, “Jepi zë” raporti për rrezikun nga shkëputja e tavanit tek tuneli që lidhet me sheshin në qendër të Mitrovicës.

“Jepi zë” shkroi se ishte asamblesiti Gazmend Asllani, që kishte parë rrezikun që mund të vinte, pasi kishte shpërthyer uji dhe po depertonte.

Aty shpejtë doli edhe Policia e Kosovës, e cila ndaloi qarkullimin e qytetarëve.

Fatmirësisht askush nuk pësoi, ndërsa pas publikimit të lajmit të parë në “Jepi zë, kishte komentues që talleshin se si mund të bie tavani.

Ndryshe kjo pjesë është shunlmë e frekuentuar, sidomos nga fëmijët për shkak të shkollave fillore./ Jepi zë

Lexo edhe:  'Gjithqysh', kryeministri Kurti pret zhvillime pozitive nga takimi me Vuçiqin