Nura: Luli e ka dëshmu se e ka zemrën e madhe si babai Ademi, dhe çdo sulm i jep forcë

Kryetari i Skenderaj, Fadil Nura, i ka uruar shërim të shpejtë, Lulzim Jasharit.

Luli që është edhe biri i komandantit legjendar Adem Jashari, dje kishe pasur disa probleme me zemër, shkruan Jepi zë.

Pas vizitës dhe trajtimit në emergjencën në Skenderaj, ai ishte drejtuar për në QKUK, ku edhe ishte vendosur stenda.

I pari i Skemderajt, Nura, përmes një postim e ka krahasuar Lulin me babin e tij, ku çdo sulm atij i jep vetëm forcë.

Postimi i plotë:

Lulzim Jashari e ka dëshmuar edhe më parë që ka zemër të madhe bash si babai Ademi, prandaj çdo sulm, veç i jep forcë!
Shërim të shpejtë, Lul!

Lexo edhe:  "Kurti është duke luftuar kundër frymës së UÇK-së"