Babë dhe bir ekzekutohen para shtëpisë së tyre

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Shkodër këtë pasdite, ku dy persona, babë e bir janë ekzekutuar.

Mediat atje raportojnë se bëhet fjalë për Gjok dhe Eduart Gurra, babë dhe bir, u vranë ditën e sotme në derën e shtëpisë së tyre, të cilës i ishte vënë flaka një natë më parë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Sumë të njësisë Administrative Pult në zonën e Dukagjinit, ku ata kanë shkuar për të parë banesën e tyre, të cilës i ishte vënë flaka një natë më parë.

Por në momentin që kanë mbërritur aty, persona të paidentifikuar i kanë ekzekutuar.

Policia e Shkodrës është nisur drejt vendngjarjes, ndërsa është e paqartë përse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë

Lexo edhe:  E rëndë: Arrestohet një burrë në Prizren, dhunoi një 13 vjeçare