Nuk u lejua futja e flamurit me figurën e Agim Ramadanit, flet gruaja e tij: Mos nxisni përçarje, ka rregulla dhe duhet t’i respektojmë

Bashkëshortja e heroit kombëtar Agim Ramadani, Shukrije Ramadani, është deklaruar pas raportimeve se Policia shqiptare nuk ka lejuar futjen e flamurit me figurën e komandant Katanës në stadiumin ‘Air Albania’ në ndeshjen Shqipëri – Ishujt Faroe, raporton Gazeta Sinjali.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Ramadani është shprehur se policët kanë pasur sjellje të mirë dhe kanë sqaruar arsyen përse nuk lejohet.

Më tej e veja e heroit ka bërë thirrje të mos përdoret ky rast për të krijuar përçarje, duke thënë se ka rregulla strikte që i vendos FIFA dhe të cilat duhet respektuar.

“Tẽ dashur miq, qě nga pẽrfundimi i ndeshjes Shqipẽri-Ishujt Faraoe,vazhdojnẽ tẽ sillen thashetheme nẽ rrjete sociale lidhur me moslejimin e flamurit me figurẽ tẽ Agimit dhe tẽ flamujve tjetẽ ne simbole pẽrpos flamurit kombẽtarẽ, nẽ stadionin e kombẽtares,gjẽ qẽ ẽshtě e vẽrtetẽ!.Por ajo qẽ ẽshtẽ mẽ se e vẽrtetě, ẽshtẽ sjellja e mirẽ e policẽve tẽ cilẽt na e sqaruan arsyen pěrse jo?! Duhet ta kemẽ tẽ qartẽ se nẽse dẽshirojmẽ tẽ pẽrballemi me botẽn,janě ca rregulla strikte qẽ i vendosẽ Fifa dhe nuk guxojmẽ ti shkelim pẽr hirẽ tẽ futbollistẽve tanẽ tẽ cilẽt e dẽshirojnẽ suksesin,dhe ne qẽ e duam fotoren, bashkě me ta! Andaj ju lutem,mos e pẽrdorni kẽtẽ rast pẽr pẽrqarje,se nuk i bẽni nderẽ as Agimit e as kombětares tonẽ! Asnjẽrit nga policẽt apo sigurimi qẽ ishte i pranishẽm nuk i pengonte asnjẽ simbol e figurẽ kombẽtare,por ishte njẽ vendim qẽ duhej ta zbatonin dhe ne ishim dakord me kẽtẽ vendim! Agimi ẽshtě urẽ bashkimi dhe pẽrjetẽsisht do tẽ mbetet si i tillẽ!”, shkroi ajo.

Lexo edhe:  Theren me thikë dy persona në Gjilan, arratiset i dyshuari