Bien përsëri temperaturat, parashikimi i motit për nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme moti do të jetë me reshje shiu, borë dhe temperatura të ulëta.

Sipas Institutit, temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius.

“Të dielën mot i vranët dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit.”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Dikush i hap Instagram fals Duda Baljes, ofron shërbime seksuale duke përdorur fotot e deputetes