Nuk ka mësim nesër në shkollat e Skënderajt e Mitrovicës

Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut që ranë të enjten në Skenderaj, lumi Klina ka dal nga shtrati duke shkaktuar vërshime në këtë komunë.

Shumë qytetarët u dëmtuan si pasojë e këtyre vërshimeve e shumë të tjerë u bllokuan si shkak i shiut të madh.

Kjo komunë ka pezulluar aktivitetet për të premten, e po ashtu edhe procesin mësimor.

Kujtojmë se më herët u njoftua se edhe në Komunën e Mitrovicës u pezullua mësimi për shkak të përmbytjes.

Lexo edhe:  Vodhën llamarina metali në oborrin e një fabrike në Gjakovë, arrestohen të dyshuarit