Fermeri Çeku i përgjigjet Matoshit – publikon dokumentin e ndalimit për drogë të vajzës së saj
Fermeri Tafë Çeku ka publikuar dëshminë e ndalimit për posedim të substancave narkotike të Kaona Sylejmanit, vajzës së Adriana Matoshi, në një kundërpërgjigje ndaj akuzave të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje ndaj fermerëve.
Matoshi, në një postim të publikuar të hënën, akuzoi indirekt fermerët dhe Qumështoren Vita për “dëmtim të shëndetit” të qytetarëve, ndonëse analizat e mostrave të marra së fundmi në Qumështoren Vita nuk janë bërë ende publike nga Agjencia e Ushqimit (AUV).
Në kundërpërgjigje ndaj akuzave të deputetes së pushtetit, fermeri nga Istogu, Tafë Çeku ka thënë se ai nuk e helmon popullin, të cilin ka thënë se “e kam mbrojtë bashkë me babë e me vllazni”.
“Unë nuk e helmoj popullin tim se me gjak e kom mbrojtë bashkë më babë e vllaznit, ju jeni të helmuar familjarisht”, tha Çeku, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai ka publikuar një dëshmi të ndalimit për posedim të narkotikëve të Kaona Sylejmanit, vajzës së deputetes.


