Nuk është Zvicra, kështu planifikohet të duket Malisheva në projektin e ri!

Komuna e Malishevës ka vendosur që sheshit të këtij qyteti t’i jap pamje tjetër.

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati sot ka nënshkruar kontratën për projektin fitues për ndërtimin e sheshtit qytetit që do të quhet “Sheshi i Dëshmorëve”.

“Punët e mira për Malishevën Urbane nuk kanë të ndalur! Sot kam nënshkruar edhe kontratën për projektin fitues, më të madhin e më të rëndësishmin në gjithë rrugëtimin zhvillimor të Malishevës. Malisheva do të bëhet vërtetë Urbane me jetësimin e këtij projekti të jashtëzakonshëm”, shkroi ai.

Njoftimi i plotë:

Punët e mira për Malishevën Urbane nuk kanë të ndalur! ✍️🌆👏
Sot kam nënshkruar edhe kontratën për projektin fitues, më të madhin e më të rëndësishmin në gjithë rrugëtimin zhvillimor të Malishevës.

Malisheva do të bëhet vërtetë Urbane me jetësimin e këtij projekti të jashtëzakonshëm të “Sheshit të Dëshmorëve”.

Qeverisja jonë do të vazhdoj të punoj fuqishëm derisa me punën tonë do të ndihet krenare Llapusha e shumë brezave. URIME!

Lexo edhe:  Vdes mitrovicasi i respektuar dhe besimtari që e thërriste ezanin me zërin e bukur, Bajram Fejza