”Nuk do të na dëboni nga shtëpitë tona”, protestuesit serbë nxjerrin pankartat në Zveçan

Qindra protestues serbë u mblodhën në orët e hershme të mëngjesit të së premtes në Zveçan, për të vazhduar protestën kundër kryetarit shqiptar të komunës.

Disa protestues serbë në Zveçan ngritën pankarta, ku shkruan: “Nuk do të na dëboni nga shtëpitë tona”, apo “Duam paqe, jo gaz lotsjellës e shok-bomba”, raporton REL.

Ata nuk nxorën asnjë provë që do t’i mbështeste pretendimet e tyre për dëbimin.

Kujtojmë se Zveçani ishte skenë e përleshjeve të dhunshme midis protestuesve dhe ushtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, më 29 maj.

Protestuesit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, prej ditësh, protestojnë kundër kryetarëve shqiptarë.

Lexo edhe:  Policëve nuk u paguhet rrezikshmëria, në bankë u dalin më pak para se muajve të kaluar