Gjilan, tentojë ti godas zyrtarët policor më veturë për tu shmangur ndalimit

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 23:00 në Gjilan një person ka tentuar ti godas me automjet zyrtarët policor, për t’u shmangur ndalimit.

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Njësiti  policorë duke tentuar ta ndalojnë të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti për t’iu shmangur ndalimit ka tentuar ti godas me automjet zyrtarët, ku njëri nga zyrtarët policor në vetëmbrojtje ka përdor armën e zjarrit. I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e PK-së, shkruan IndeksOnline.

Lexo edhe:  Shifra rekorde: Mërgimtarët dërguan 85 milionë euro në Kosovë vetëm gjatë shkurtit