Nuk arrihet asgjë- Ndërpritet seanca e Kuvendit
Është ndërprerë seancë konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Kjo është bërë e ditur nga drejtuesi i seancës së sotme, deputeti Avdni Dehari.
“Detyrohemi të ndërprejmë seancën dhe përmes një letre të njoftohemi më pas nga Presidentja se si do të veprohet më tutje.”.
Kjo erdhi pasi në Kuvendin e Kosovës nuk është votuar raporti i komisionit për verifikimin e mandateve.
Partitë opozitare si PDK, LDK dhe AAK kanë votuar kundër për shkak se kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e tij nuk kishin dhënë dorëheqje.
Kësisoj të njëjtit kanë deklaruar se kjo është shkelej kushtetuese që të betohen si deputet para se të japin dorëheqje.
Pas këtyre zhvillimeve mbete të shihet se cili do të jetë vendimi i ardhshëm nga presidentja Osmani- pasi dihet se seanca konstituive duhet të thirret brenda 48 orëve sërish