Arrestohet edhe një nga personat që sulmoi pjesëtarët e KFOR-it në Zveçan

Xhelal Sveça ka njoftuar se është arrestuar personi që i sulmoi pjesëtarët e KFOR-it në Zveçan, disa prej të cilëve mbetën me pasoja të përjetshme.

“Asnjë kriminel e terrorist nuk do ta ndjejë lirinë për aq kohë sa ka cënuar rendin tonë kushtetues, punën e institucioneve tona, detyrën e zyrtarëve tanë e personelit ndërkombëtar”, ka shkruar Sveçla.

“Mbi ta do të veprohet pa asnjë kompromis siç presim që edhe drejtësia të veprojë në linjë të tillë. Republika jonë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë zonë e rehatisë për kriminelë e terroristë”.

Lexo edhe:  Në ditëlindjen e vajzës së tij, Fero prek me postimin emocionues: Tetë muaj më kanë ndarë padrejtësisht nga ti, babi po vjen për ty