Njësiti Special që kreu aksionin në Banjskë bojkoton darkën e shtruar nga Presidentja Osmani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani  ka organizuar sonte darkën e përvitshme të falënderimeve, “Darka e Lamës” në kampin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, “Enver Zymeri”, ish-Belvedere në Mitrovicë.

Sipas burimeve të “Indeksonline” në këtë ceremoni nuk ishin të pranishëm Njësia Fit, të cilët ishin pjesëmarrës në aksionin në Banjskë. Ata kanë refuzuar të jenë pjesëmarrës në këtë ceremoni, si pasojë e pakënaqësisë me kushtet e policisë së Kosovës dhe mos realizimin e kërkesave të tyre.

Madje ata kanë paralajmëruar dhe radikalizim të veprimeve, duke mos përjashtuar as protestat.

“Njesia Fit nuk ka marr pjesë në darken e Lames, si pasojë e pakënaqësise me kushtet e policise dhe mos realizimin e kërkesave të tyre. Madje ata kanë paralajmëruar radikalizim të veprimeve dhe se nuk perjashtohen edhe protestat”, i ka thënë ky burim Indeksonline.

Lexo edhe:  Kurti: Majlinda Kelmendi simbol i suksesit