Njësia e krimeve të rënda zbarkon në auto sallonin e vëllezërve nga Vushtrria

Që nga orët e para të mëngjesit është duke u zhvilluar një aksion në kuadër të rastit ‘Brezovica’.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, bashkë me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë ATK-në dhe Doganën po kryejnë bastisje në disa auto sallone, shtëpi private e lokale tjera përcjellëse në Prishtinë, Ferizaj, Vushtrri dhe Lipjan.

Cak i bastisjes është edhe auto salloni ‘Iliri’ në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në Çagllavicë.

Sinjali ka siguruar pamje, ku shihen njësitë policore bashkë me prokurorin e rastit, Rasim Maloku, teksa qëndrojnë në Çagllavicë ku po kryhen bastisje në auto sallonin që është në pronësi të vëllezërve Sheqire Ilir Vërshevci nga qyteti i Vushtrrisë.

Të njëjtit janë pronarë edhe të tri bizneseve tjera që merren me ndërtim e shitje të derivateve.

Kujtojmë që sipas komunikatës së Prokurorisë, ky aksion po zhvillohet nën dyshimet për veprat penale ‘Fajde’, ‘Shmangie nga tatimi’ dhe ‘Detyrimi’.

Lexo edhe:  Dënohet me 1 vit burgim 33-vjeçari që ia theu hundën Policit të Kosovës