Nesër varroset 30-vjeçarja që u vra mbrëmë në Prishtinë

Liridona Murseli, bashkëshortja e Naim Murselit, ish-këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës,  Behgjet Pacolli, ka mbetur e vrarë mbrëmë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Prishtinë.

Familjarët kanë bërë të ditur se të ndjerës do t’i jepet lamtumira e fundit nesër.

Ceremonia mortore do të mbahet në orën 14:00 në varrezat e fshatit Cërmjan.

Liridona mbeti e vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbrëmë, pasi ajo dhe familja e saj u përballën fillimisht me disa grabitës. Të njëjtit më pas kanë shtënë në drejtim të saj, duke e lënë të vdekur në vend.

Lexo edhe:  Rikthimi në muzikë, Luizi zbulon emrat e artistëve që po punon për bashkëpunime