Njëra portë më e ngushtë, vonohet ndeshja Malisheva-Trepça ’89

Ndeshja në mes të Malishevës dhe Trepçës nuk ka nisur në orën 15:00 siç ishte paraparë.

Kjo ka ndodhur pasi që njëra portat në stadiumin “Liman Gega” s’ka qenë e gjerë sipas standardeve prej 7.32 metrave.

Pas dyshimeve kanë qenë zyrtarët e FFK-së dhe të klubeve që kanë shtrirë metrin për ta evituar defektin, gjë që ka ndodhur.

Ndeshja në Malishevë ka nisur me 24 minuta vonesë, derisa kjo përballje është e vlefshme për xhiron e 32-të të Superligës së Kosovës.

Lexo edhe:  “Skifterat” e Gjilanit ndihmojnë 14 familje për Fitër Bajram