“Engjëjt jetojnë mes nesh”, Dardanët kujtojnë emrin e Erion Kajtazit në ndeshjen e sontme

Kombëtarja e Kosovës ka barazuar 1 me 1 në ndeshjen e dytë të fazës para-kualifikuese të Euro 2024, që mbahet vitin tjetër në shtetin e Gjermanisë.

Kosova barazoi në shtëpi ndaj Andorrës, në një ndeshje tejet interesante me dy gola që u shënuan në pjesën e dytë të takimit.

Tifozët “Dardanët” kanë kujtuar futbollistin e njohur Erion Kajtazi i cili para disa muajve humbi jetën duke luajtur futboll.

“Engjëjt jetojnë mes nesh – Erion Kajtazi 15”, shkruhet në mesazhin që është hapur në stadiumin “Fadil Vokrri”

Me këtë barazim, Kosova tani shkon në kuotën e dy pikëve në pozitën e tretë. Kurse, Andorra fiton pikën e parë dhe pozicionohet në vendin e katërt.

 

Lexo edhe:  Këngëtarja shqiptare shfaqet krah Zlatan Ibrahimoviç