Rama ngushëllon popullin serb për tragjedinë në një shkollë në Beograd

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ngushëlluar familjet e viktimave dhe popullin serb për ngjarjen e sotme në një shkollë në Beograd ku mbeten të vrarë nëntë persona.

Rama përmes një postimi në rrjetin social në Tëitter ka thënë se është jashtëzakonisht e trishtueshme të dëgjosh për të shtënat e sotme pa dallim në një shkollë të Beogradit.

‘’Është jashtëzakonisht e trishtueshme të dëgjosh për të shtënat e sotme pa dallim në një shkollë të Beogradit.Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjet e viktimave, si dhe për popullin dhe autoritetet serbe. I uroj shërim të shpejtë të plagosurve në këtë ngjarje tragjike’’, ka shkruar Rama.

Theksojmë se në mëngjesin e sotëm, një 14-vjeç vrau tetë nxënës në një shkollë në Beograd e po ashtu edhe rojën e sigurisë, ndërsa plagosi edhe disa nxënës të tjerë.

Lexo edhe:  Sveçla feston 28 Nëntorin me zyrtarët policorë në veri: U bashkuam rreth sofrës me fli