Një serb nga Leposaviqi i dyshuar për grabitjen e armatosur te “Albi Mall”, ka mbetur i plagosur

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar, që u përfshinë në grabitjen që ndodhi sot në afërsi të ‘Albi Mall’ në Veternik, ku cak ishte furgoni i kompanisë “Istambul Ozel Guvenlik”, që po transportonte para, raporton Gazeta Sinjali.

Një pjesëtar i sigurimit të kësaj kompanie, Fahri Ademi mbeti i plagosur, identitetin e të cilit Sinjali e publikoi ekskluzivisht pak më parë, ndërsa tashmë janë zbuluar edhe detaje të reja.

Por, siç merr vesh Sinjali, pak minuta pas grabitjes, një person i plagosur në këmbë dhe në gjoks ka kërkuar ndihmë në qendrën emergjente në Graçanicë.

Bazuar në informacionet e para, i njëjti dyshohet se është njëri nga grabitësit.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Millosh Vukojeviq., i cili është nga Leposaviqi.

Njësitë policore tashmë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe së shpejti do ta transferojnë për në Prishtinë.

Nga Policia e kanë konfirmuar rastin dhe kanë bërë me dije se janë duke i ndërmarrë masat e nevojshme.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Ky është personi që u vra sot në Gjilan