Emocionuese – shpërthen në lot nëna vetushqyese nga Peja pasi Halil Kastrati i dhuron banesë live

Dje u raportua për kushtet e rënda të Pranvera Shala nga Peja, e cila me dy fëmijët e saj jeton në kushte tejet të rënda.

Pamjet e rënda nga shtëpia e saj, e cila as për së afërmi nuk i plotësonte kushtet për jetesë, nuk kaluan pa u vënë re nga humanisti Halil Kastrati.

Sot, Pranvera ishte e ftuar në Studio A në ATV, ku edhe u publikuar numri i xhirollogarisë për të gjithë ata që duan ta ndihmojnë atë.

Në një lidhje direkte u inkuadrua humanisti Halil Kastrati, i cili i dha Pranverës lajmin më të gëzueshëm për të, ku tha se “Jetimat e Ballkanit” kanë marrë përsipër që asaj t’ia sigurojnë një banesë.

Pranevra me të dëgjuar këto fjalë nuk mund t’i mbante lotët.

Shikoni videon e më poshtme për ta parë këtë moment tejet emocionues:

Lexo edhe:  Kë zgjedhin vajzat gjermane, shqiptarin apo serbin? Kjo do t’ju befasojë