Një qytetar i Kosovës kanoset me armë zjarri nga katër persona të maskuar në Leposaviq

Është kanosur me armë zjarri nga katër persona të maskuar një mashkull Kosovar gjersa i njëjti ishte duke shpërndarë mallin me automjete të punës.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se rasti kishe ndodhur në Leposaviq, pasditen e së enjtes.

“Leposaviq 22.12.2022 – 11:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se përderisa ishte duke shpërndarë mallin me automjete të punës, është kanosur me armë zjarri nga katër persona të maskuar dhe të njëjtit i kanë dëmtuar automjetin e punës”, thuhet në raport.

Krahas kësaj, bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.

Lexo edhe:  Babë e bir shkuan të bëjnë Bajram te vajza e tyre, e bëjnë për spital dhëndrin