Një person lëndohet derisa po punonte në një shtëpi në Suharekë

Një person ka pësuar lëndime trupore, pasi që derisa ishte duke punuar në një shtëpi është rrëzuar nga një lartësi dhe ka marrë lëndime në kokë.

Viktima, si pasojë e lëndimit në kokë është dërguar në tretman mjekësor në QKUK.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima sipas raportit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë.

Ngjarja ka ndodhur dje në mesditë, në Suharekë. Ndërsa, në Policinë e Kosovës ky rast është iniciuar “Lëndim aksidental”.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

“LËNDIM AKSIDENTAL- Suharekë 10.062023 – 12:00. Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti gjersa ishte duke punuar në një shtëpi është rrëzuar nga një lartësi dhe është lënduar në kokë. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK, dhe i njëjti sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo edhe:  Mërgimtari kapet në flagrancë me substanca narkotike në Prizren, përfundon në Polici