Një person i dehur e godet një polic në Prizren, pasi i del pija Policia e dërgon në mbajtje

Një person dje në orët e para të mëngjesit, në gjendje të dehur ka sulmuar një polic në komunën e Prizrenit, shkruan Reporteri.net.

Polici ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor, derisa i dyshuari pasi është këndellur është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

INCIDENTET KRIMINALE

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Rr. Wiliam Woker, Prizren 23.12.2023-01:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar në gjendje të dehur, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor në kryerje të detyrës zyrtare. Viktima ka pësuar lëndime dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pasi është këndellur është intrevistuar dhe është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Zhduket një vajzë e mitur në Podujevë