Një person gjendet pa shenja jete në veri
Një person është gjetur i pajetë në Zubin Potok, të dielën e 23 prillit.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, nga të cilët është thënë se personi ishte raportuar si i zhdukur nga familjarët.
“Më datën 23.04.2023 rreth orës 16:00 në kanalin e lumit Lepenc nga njësitë policore është gjetur pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore i cili ka qenë i raportuar si i zhdukur nga familjarët e tij”.
“Në vendin e ngjarjes ka dal edhe ekipi mjekësor nga QKMF Zubin Potok të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Edhe para 12 muajsh, një tjetër person ishte gjetur pa shenja jete në lagjen “Jesa”, në Zubin Potok.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, vdekjen e viktimës e kishte konstatuar mjeku kujdestar nga shtëpia e shëndetit në Zubin Potok.
Siç thuhej në raport në atë kohë, me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës ishte dërguar në IML për obduksion.