Një “papiqulo” i ri? Shoferi i një veture të gjelbër gjobitet pasi bënte “drifta” në parking

Policia e Kosovës ka shqiptuar gjobë ndaj një qytetari i cili është kapur nga kamerat e sigurisë duke bërë “drift” në një parking afër një rruge kryesore.

Rasti ka ndodhur më 18 prill, rreth orës 01:35, ku njësiti i komunikacionit rrugor të DRP Pejë, ka shqiptuar gjobë ndaj kundërvajtësit

“I dyshuari ka shkaktuar kundërvajtje i cili me veprimet e tij ka rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në trafik”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për këtë veprim kundërvajtësit iu është shqiptuar tiketa, 3 muaj masë mbrojtëse, 2 pikë negative dhe 150 euro gjobë.

Lexo edhe:  Momenti se si sulmohet seksualisht një fëmijë gjashtëvjeçar në Prishtinë – qytetarët përballen me të dyshuarin