Një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari për krime lufte në Kosovë

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur të mërkurën që t’i caktojë një muaj paraburgim të pandehurit Z.A., i dyshuar për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”.

Kërkesa për paraburgim është shtruar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

“Sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, në kuptim të nenit 184 paragrafi 1 nën – paragrafi 1.1 e nën – paragrafi 1.2 pika 1.2.1 e 1.2.2 dhe nën – paragrafi 1.3 të KPPRK”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Lexo edhe:  Erërat e forta e ‘fluturojnë’ serën, ajo përfundon në kulmin e një shtëpie në Kosovë