Skënderaj: Qytetarët e tepruan me bakllava për festën e Bajramit, shumë prej tyre përfunduan në QKMF

Dje shumëkush mund t’ia ketë tepruar me bakllava dhe ëmbëlsira.Por, dikush edhe ia pa sherrin ngrënies së këtyre ushqimeve që janë tradicionale për festën e Bajramit e gati nuk mungojnë në asnjë shtëpi.Pati të tillë që u bënë edhe për qendrën e mjekësisë familjarë në Skenderaj, shkruan portali rajoni.org.

Zyrtarë të këtij institucioni i thanë portalit rajoni.org, së dje gjatë ditës kishte qytetarë që kërkuan ndihmë shëndetësore duke shtuar se konsumimi i ëmbëlsirave ka ndikuar sidomos te pacientët me diabet e hipertension.

“Kjo ka ndikuar më shumë te pjesa internistike ku vijnë më tepër pacientët me hipertension, diabet, sëmundje të zemrës, apo probleme me lukth”, thotë zyrtarja.

E njejta gjë po vazhdon të ndodhë edhe sot, ku që në orët e mëngjesit parkingu nuk kishte vende për veturat që po vinin me të sëmurë.

Për më shumë flasin pamjet e shkrepura sot me mëngjes:

Lexo edhe:  Sot në Xhaminë Qendërore u përfundua betonimi i pllakës themeltare: Ndërtimi po vazhdon me ritëm të shpejtë