Një minator në gjendje jo të mirë, i keqësohet gjendja duke qëndruar në grevë 800 metra nën tokë
Po vazhdon edhe në këto momente greva e minatorëve të Trepçës, pasi pagat e shtatorit ende nuk kanë dalë.
“Jepi zë” mëson se një minatori i është përkeqësuar gjendje teksa po qëndronte 800 metra nën tokë duke grevuar.
Mësohet se ekipi mjekësor i Minierës i ka dhënë ndihmë, e aty ka shkuar edhe kryetari i Sindikatës.
Minatorët kanë paralajmëruar që nuk do ta ndalin grevën deri në plotësimin e kërkesave.
Një nga to, përveç rregullimit të procedimit të pagave, është edhe shkarkimi i kryeshefit.