Një burrë raporton se persona të panjohur ia vunë flakën varrit të bashkëshortes së tij në Prizren

Një person është ankuar në polici se persona të panjohur ia kanë vënë flakën varrit të bashkëshortes së tij në Prizren.

Sipas policisë, si pasojë varrit i është djegur pllaka e drurit.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur kanë ndezur zjarrin afër varrit të bashkëshortes së tij dhe si pasojë i është dëmtuar –djegur pllaka e drurit  me mbishkrimin e varrit”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti ka kaluar në procedurë hetimore.

Lexo edhe:  13-vjeçari në Serbi ka sulmuar me thikë dhe sëpatë një grua dhe djalin e saj